Prishtinë, 11 mars, 2015
Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, në selinë e Kryesisë së BIK-së, priti sot kryetarin e Mitrovicës, z. Agim Baftirin, të cilin myftiu Tërnava fillimisht e falënderoi për bashkëpunim e shkëlqyeshëm që ka me Këshillin e Bashkësisë Islame në Mitrovicë, si dhe për punën që kanë bërë dy institucionet në të mirë të besimtarëve e qytetarëve të komunës së Mitrovicës.

Nga ana e tij kryetari Baftiri ritheksoi se me Këshillin e BIK-së bashkëpunojnë ngushtë, në të gjitha fushat që janë me interes të përbashkët.
Myftiu Tërnava dhe kryetari Baftri biseduan edhe për rikthimin e pronave të BI-së, të uzurpuar e tjetërsuara nga ish-sistemi, si dhe për ndërtimin e Xhamisë së Ibrit, të cilën forcat serbe e shkatërruan gjatë luftës së fundit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…