Prishtinë, 5 qershor 2016Myftiu Tërnava priti në një takim kryetarin e Parlamentit të Kosovës z. Kadri Veselin. Me këtë rast kryetari Veseli i uroi për këtë muaj të madhërishëm, dhe nëpërmjet tij të gjithë besimtarët islamë në Kosovë. “Ky muaj na e përkujton sakrificën e njeriut për njeriun, si dhe tolerancën midis njerëzve, duke shërbyer njëkohësisht si motiv shtesë për të qenë më afër dhe në përkrahje të njëri-tjetrit. Të tillë duhet të qëndrojmë jo vetëm gjatë këtij muaji, por gjatë gjithë vitit”, theksoi kryetari Veseli, duke paralajmëruar se gjatë muajit Ramazan do të vizitojë familje të ndryshme dëshmorësh dhe familje të tjera në nevojë.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim ef. Tërnava, falënderoi kryetarin Veseli për këtë vizitë në vigjilje të muajit të madhërishëm, duke e konsideruar si të një rëndësie të veçantë për institucionin që ai drejton dhe për të gjithë besimtarët myslimanë. Myftiu gjithashtu, në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe në emrin e tij personal, i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për fillimin e muajit Ramazan.
-
“XHAMIA TE NE – HISTORI, MISION E IDENTITET”
Fjala e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur në Konferencën Shkencore “Xhamia t… -
Filloi punimet Konferenca Shkencore “Xhamia te shqiptarët – histori, mision, identitet”
Prishtinë, më 9 dhjetor 2023 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës së bashku me Instituti… -
Ambasadori i Arabisë Saudite uroi Myftiun Tërnava
Prishtinë, më 7 dhjetor 2023 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërn…
Shfaq më shumë në Lajme
Shfleto
“XHAMIA TE NE – HISTORI, MISION E IDENTITET”
Fjala e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur në Konferencën Shkencore “Xhamia t…