Prishtinë, më 19 dhjetor 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Vitisë, Husamedin ef. Hoxha, i cili shoqërohej nga administrata dhe disa imamë të këtij Këshilli.

Kryetari Hoxha e uroi Myftiun Tërnava për rizgjedhjen e tij në krye të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, e më pas edhe e falënderoi atë për përkrahjen e vazhdueshme që ua ka dhënë atyre në të gjitha fushat.

Ndërkaq, Myftiu Tërnava, falënderoi kryetarin Hoxha për urimet, duke kërkuar kështu nga ta punë të mëtutjeshme për t’i çuar përpara proceset të cilat i kemi marrë mbi supet tona.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Filloi viti i ri akademik në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë

Prishtinë, më 2 tetor 2024 Sot, me një ceremoni solemne ka filluar viti i ri akademik në F…