Prishtinë, 1 nëntor 2018
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Vushtrrisë, Shemsi Rrahimi, së bashku me stafin e administratës dhe imamët e tjerë, erdhën në seli të BIRK-ut për ta uruar kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim ef. Tërnava, për zgjedhjen e tij si kryetar i BIRK-ut. Nga ana e tij, Myftiu Tërnava i falënderoi për urimet duke lutur Zotin që të ndihmojë për të punuar bashkërisht në të mirë të fesë dhe të vendit.