Prishtinë, 3 korrik 2014
Kryesia e BIK dënon aktin e përdhosjes së bustit të heroit tonë kombëtar Skënderbeu në Kaçanik
Përdhosja, ofendimi, urrejtja e gjuha  e kontaminuar janë të pa pranueshme për çdo shoqëri, e aq më tepër për shoqërinë tonë,  që është ngritur duke kultivuar mirëkuptimin, tolerancën, respektin   e mirëbesimin,  sidomos në rrafshin fetar,  po edhe në atë ndërnacional.

Përdhosjen e figurës së Skënderbeut e konsiderojmë një akt të ulët  dhe  tentim për të  përdhosur  historinë  dhe të kaluarën tonë të lavdishme.
Aktet e tilla nuk kanë të bëjnë as gjë  me fenë islame, me traditën tonë kombëtare dhe normat etike e qytetëruese, dhe  si të tilla janë jo humane, antifetare, antiislame, të dëmshme të porositura nga mentorët që nuk ia duan të mirën popullit tonë.
 Populli ynë gjatë historisë me përkushtim ka ruajtur e çmuar figurat e shquar historike, të cilat janë vlera mbi të cilat është ndërtuar kombi ynë.
Tentimi i interpretimit të historisë  mbi baza fetare është çështje e tejkaluar nga Rilindësit tonë të shquar. BIK mbet e përkushtuar në kultivimin e tolerancës, mirëkuptimit, harmonisë e respektit si vlerat të kombit tonë e si mësime të fesë islame dhe feve të tjera të popullit tonë.

  • Tender

    Prishtinë, 20 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: I. …
  • Tender

    Prishtinë, 12 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall:&nbs…
  • Konkurs

    Datë: 6 nëntor 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas, shpallë: K O N K U R S Për plo…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 20 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: I. …