Prishtinë, 16 shkurt 2022

Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan ka organizuar manifestimin për përvjetorin e 14 të Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë organizim u çmua dhe u vlerësua lart kontributi i të rënëve për liri, atyre që luftuan për çlirimin e vendit dhe të gjithë atyre që kontribuuan në forma të ndryshme në shtet ndërtimin e Kosovës.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, tha se populli i Kosovës që nga viti 1912 ka sakrifikuar shumë për të arritur këtë liri që kemi sot, andaj tha se duhet të bëjmë të pamundurën të përmirësojmë edhe më shumë Kosovën tonë.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Lipjan, Zaim Baftiu, në fjalën e tij në këtë manifestim potencoi se kultura, tradita fetare e kombëtare janë pjesë të besimit, andaj vetëm duke ruajtur njëra tjetrën do ta forcojë vendin tonë.

Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Lipjani, Imri Ahmeti, kujtoi të rënët për liri duke bërë thirrje që të punohët cdo herë e më shumë për vendin tonë.

Në fund të këtij organizimi, Myftiu Tërnava shpërndau mirënjohje në shenjë falënderimi për kontributin e vazhdueshëm në ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…