KBI në Ferizaj dhuron donacion në vlerë prej mbi 5 mijë euro me barna esenciale për të infektuarit me Covid-19

Këshilli i Bashkësisë Islame të Kosovës në Ferizaj, ka dhuruar donacion në vlerë të mbi 5 mijë eurove me barna esenciale për pacientët e infektuar me Covid-19. Infektimi i një numri të lartë me Covid-19, ka bërë që shumë pacientë të kenë mungesë të barnave esenciale në trajtimin e këtij infektimi.

Kryetari i Këshilli të Bashkësisë Islame në Ferizajt, Fehmi ef. Mehmeti shpreson që sado pak të iu dalë në ndihmë me anë të këtij donacioni të gjithë pacientëve që kanë nevojë për tejkalimin e këtij infektimi.
“Fillimisht duhet të falënderohen donatorët të cilët na kanë mbështetë në këtë iniciativë, donacioni kalon shumën e 5 mijë eurove, ndoshta arrin vlerën e 6 mijë euro, shpresojë që këto barna të shkojnë aty ku duhet dhe padyshim se do të shkojnë në vendin e duhur sepse jemi duke kaluar në një periudhë të keqe, ndërse neve na mbetet që të punojmë në të mirën e qytetarëve në çfarëdo mënyre që kemi mundësi”, ka deklaruar Fehmi ef. Mehmeti.

Në anën tjetër drejtori i Përgjithshëm i Spitalit të Ferizajt, Jeton Zeqiri, shprehet tejet i lumtur me bashkëpunimin me Këshillit e Bashkësisë Islame që edhe kësaj radhe kanë gjetur gjuhë të përbashkët. Ai thotë se në Spitalin e Ferizajt ka mungesa të barnave esenciale për çka shpreson se nga ky donacion do të përmirësohet situata me barnat esenciale.

“Kemi mungesë të barnave të listës esenciale për shkak se furnizimi me 100% të kësaj liste nga Ministria e Shëndetësisë nuk ka qenë asnjëherë, kështu që ne furnizohemi diku me 80 apo 90% të listës dhe për shkak të rritjes së numrit të pacienteve me terapi specifike për Covid-19, bashkërisht me kryetarin Këshillit të Bashkësisë Islame të Ferizajt diskutuam për mundësitë e një donacioni dhe fatmirësisht kemi hasur në një gjuhë të përbashkët. E them me përgjegjësi të plotë se kjo ndihmesë u realizua shumë shpejt për shkak se sot pranuam një sasi të konsiderueshme të produkteve farmaceutike dhe materialit shpenzues. Të gjitha këto produkte do të shfrytëzohen nga pacientët me Covid-19”

Numri i të infektuarve me covid-19 në vendin tonë është rritur dukshëm për çka shumë pacientë po përballën me vështirësi për të siguruar barnat esenciale që ndihmojnë në tejkalimin e këtij infektimi. Bashkësia Islame e Kosovës edhe në këtë drejtim po bën përpjekjet maksimale që të kontribuoj në të mirën e gjithë qytetarëve të vendit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt takimi rajonal i liderëve fetarë

Prishtinë, 21 tetor 2021 Me ftesë të Komiteti Shqiptar të Helsinkit (KShH), kryeimami i Ba…