Me rastin e festës së festës së Kurbanbajramit Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, nga ora 9 deri në ora 12, organizoi pritje urimi. Për t’i uruar krerët e BIK-ut për këtë festë, duke filluar nga Myftiu Maim Tërnava, selinë e BIK-ut e vizituan përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare, të partive të ndryshme e të institucionesh shkencore, fetare e kulturore publike, si dhe individë nga qendrat e Kosovës dhe nga jashtë.

Nga institucionet:
Presidentja e Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, Kryetari i Kuvnidt të Kosovës, Kadri Veseli, Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Hashim Thaçi dhe disa ministra të kabinetit qeveritar; Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergji; kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, znj. Kivilcim Kiliç
Nga partitë politike:
Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri; Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj; Kryetari i Këshillit Kombëtar të Lëvizjes “Nisma për Kosovën”, Jakup Krasniqi; Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli; një delegacion nga PD; një delegacion nga Lëvizja “Fjala”, si dhe shumë personalitete të tjera të jetës politike, kulturore e fetare të Kosovës.{gallery}kb15prtja{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Listat e pagesave për projektin “Kurbani 2024” në Bashkësinë Islame të Kosovës

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar me sukses për kë…