Prishtinë, 15 tetor 2013

Si tradicionalisht, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, me rastin e festës së Kurban-Bajramit, nga ora 9-12, në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, organizoi pritje urimi. Për ta uruar Myftiun Tërnava në selinë e BI-së të Kosovës, erdhën:

Nga institucionet: Kryeparlamentari, – Jakup Krasniqi; Kryeministri – Hashim Thaçi; Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës – don Dodë Gjergji,komandanti i FSK-së,- gjeneral Kadri Kastrati, këshilltari i presidentes – Ramush Tahiri.

Nga partitë politike:
Një delegacion i LDK i prirë nga Islmet Beqiri, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë, Presidenti i AKR-së,Behgjet Pacolli me bashkëpunëtor; një delegacion nga VV i prirë nga Shpend Ahmeti, Kryetari i  PD-së, Ferid Agani me bashkëpuntorë e shumë personalitete nga jeta kulturore, fetare si dhe besimtarë nga anë të ndryshme të Kosovës.
Për urime te myftiu qenë edhe kandidatët për kryetar të Prishtinës: Agim Çeku i PDK-së, i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, Besnik Tahiri i AAK-së, Korab Sejdiu i AKR-së dhe Valon Murati i LB-së.{gallery}pritjekb13{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…