Të enjten, më 27 mars 2014, në një solemnitet rasti në fshatin Katunishtë  (ish-VelikoRekë) të Podujevës u vu gurthemeli për ndërtimin e xhamisë.
Në këtë manifestim përveç besimtarëve të Katunishtës qe i pranishëm edhe Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë si dhe udhëheqësit e Këshillit të BI së Podujevës, me në krye Bekim Jasharin, kryetar.

Në emër të fshatit të pranishmit i përshëndeti, Fadil Hasain -profesor në medrese, i cili dha edhe një histori të shkuar të fshatit si dhe foli për angazhimet  e besimtarëve të këtij lokaliteti për ndërtimin e xhamisë.
Myftiu Tërnava pasi uroi e përgëzoi besimtarët e këtij fshati për xhaminë tha se nga sot edhe Katunishta u shtohet lokaliteteve që ndërtojnë xhami, vend për adhurim e Krijuesit.
Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari  i KBI së Podujevës, Bekm Jashari.
Truallin për ndërtimit e xhamisë e ka dhënë Shefki Maqestena.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Filloi viti i ri akademik në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë

Prishtinë, më 2 tetor 2024 Sot, me një ceremoni solemne ka filluar viti i ri akademik në F…