Të martën, më 3 gusht 2021, në moshën 68 vjeçare, ka ndërruar jetë Remzi ef. Kastrati. Ai lindi më 08.12.1953, në Karaçevë të Epërme.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Mësimet e para të fesë islame (një vit) i mori në Dobërçan te hfz. Jashar Poqinci, pastaj pesë vjet i vazhdoi mësimet në shkollën e mesme Ma’hedul Furkan në Damask, mandej në Daru-s-Selam, të cilat i ndërpreu për shkak të thirrjes për në shërbimin ushtarak. Kishte shërbyer disa vite imam gjatë muajit Ramazanit në Roganë. Pas shërbimit ushtarak inkuadrohet në detyrën e imamit të xhamisë në vendlindje prej 01.06.1982. Këtë detyrë e kreu me përgjegjësi të madhe derisa doli në pension. Ai mbante mësimin e fesë islame në xhaminë e fshatit rregullisht. Në vitin 1995 ishte për herë të parë në haxh. Në vitin 1986 është dënuar nga regjimi komunist i Beogradit me 200 DM përkatësisht 15 ditë burgim për shkak të mbajtjes së mësimit fetar islam. Ishte edhe kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Kamenicë.

Varrimi i tij u bë dje në praninë e shumë xhematit, familjarëve, miqve, kolegëve hoxhallarë etj.

Lusim Allahun xh.sh ta shpërblen me xhenet mundin, fjalën, punën dhe veprën e imamit tonë të dashur që punoi mbi 40 vjet për fe e atdhe.

  • Konkurs

    Datë: 2 tetor 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë, shpallë:KONKURSPër plotësimin…
  • Tender

    Prishtinë, 26 shtator 2024  Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall:&n…
  • Konkurs

    Datë: 26 shtator 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, shpallë:KONKURSPër plotës…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Konkurs

Datë: 2 tetor 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë, shpallë:KONKURSPër plotësimin…