Prishtinë, 27 mars 2014
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava priti sot drejtorin e Qendrës Kulturore Turke “Yunus Emre” në Kosovë, z. Sadulah Yilmaz, i cili shoqërohej edhe nga drejtori i posaemëruar i Qendrës Bulent Ucpinar, i cili tash e tutje do te drejtoi qendrën “Yunus Emre” në Kosovë.
Myftiu Tërnava falënderoi drejtorin e deritanishëm, z.Yilmaz për punën, kontributin dhe bashkëpunimin me Bashkësinë Islame të Kosovës, në veçanti për projektin e përbashkët të përkthimit dhe transkriptimit të mbishkrimeve osmane nëpër objektet e trashëgimisë kulturore Islame në Kosovë. Myftiu, po ashtu shprehu, gatishmërinë që edhe në të ardhmen të bashkëpunoi me drejtorin e ri z. Ucpinar për të përfunduar këtë projekt, si dhe projekte tjera me rëndësi për ruajtjen e trashëgimisë kulturore islame.
z. Sadullah Yilmaz falënderoi Myftiun për mbështetjen dhe kontributin e BIK në realizimin e këtyre projekteve me interes të përbashkët.