Në tri komuna të Kosovës mbahen punëtori mbi dhunën në familje 1 mars – 31 mars 2014Në kuadër të bashkëpunimit në mes të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe organizatës UNFPA, gjatë muajit mars janë organizuar tri punëtori, në tri komuna të Kosovës, me temë ““Ligjet e Kosovës për Barazinë Gjinore dhe Kundër Dhunës në Familje”. Synimi i punëtorisë ishte që për stafin e imamëve të këtyre komunave, të ofrojë informata për Ligjin për Barazi Gjinore, Ligjin kundër Dhunës në Familje dhe Planin e Veprimit dhe Strategjinë Nacionale për Adresimin e Dhunës në Familje. Duke pasë parasysh se dhuna në familje është një fenomen që ka shtrirje të gjërë në të gjitha pjesët e botës, parandalimi dhe eliminimi i saj kërkonte domosdoshmërisht edhe përfshirjen e udhëheqësve fetar. Udhëheqësit fetar në funksionin e tyre si udhëheqës moral dhe shpirtëror padyshim se ndikojnë pozitivisht, duke ofruar përkrahje në shumë çështje, përfshirë edhe çështjen e dhunës me bazë gjinore. Përvojat e shumta nëpër botë tregojnë se përfshirja dhe kontributi i bashkësive fetare në parandalim të dhunës me bazë gjinore është shumë i çmuar.Ligjërues në këto punëtori ishin:z. Ajni Sinani, kryetar i Kuvendit të BIK:”Roli i Islamit në parandalimin e dhunës me bazë gjinore. Kontributi i burimeve juridike të fesë në pasurimin e legjislacioneve perendimore”.z. Nehat Idrizi, gjyqtar:”Ligji i Kosovës për Barazi Gjinore dhe Ligji i Kosovës për mbrojtje kundër Dhunës në Familje”znj. Tahire Haxholli, kapitene në Policinë e Kosovës:”Sistemi i Referimit për të mbijetuarit e Dhunës në Familje: Roli i Policisë në adresimin e Dhunës në Familje” Këto punëtori u organizuan për herë të parë në qytetin e Gjakovës, Gjilanit dhe Dragashit. Kohë më parë, këtyre punëtorive u ka parapri organizimi i tryezave të rrumbullakëta në po të njëjtat komuna. Koordinator i këtij projekti në të gjitha rastet, ishte Fatmir Iljazi, nd.kryeimam i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës.