Prishtinë, 22 maj 2017
Iniciativa studentore e vullnetit të mirë, e cila vepron në kuadër të Fakultetit të Studimeve Islame, në vigjilje të muajit të bekuar të Ramazanit, ka organizuar një aktivitet në qytetet Prizren, Ferizaj, Mitrovicë dhe Prishtinë duke shpërndarë literaturë fetare dhe imsakije të Ramazanit si dhe libra me tregime islame për fëmijë. Ky aktivitet u mirëprit shumë mirë nga qytetarët, duke e konsideruar shumë të nevojshëm dhe të domosdoshëm për popullatën.
Kjo iniciativë studentore vazhdimisht bën aktivitete me karakter socio-edukativ si dhe organizon aksione humanitare, si, dhurim të gjakut që u bë në objektin e Fakultetit të Studimeve Islame për nder të nëntë vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, etj. Kryetari i këtij grupi Artan Jashari theksoi se ky është një projekt në bashkëpunim me Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës e cila ka qenë shumë e nevojshme për rritjen e njohurive të studentëve në fushën e thirrjes dhe pritshshmëria e qytetarëve ishte shumë e mirë, sikurse edhe sjellja e tyre ishte në nivel shumë të kënaqshëm. Aktivitetin tonë e kemi fillu në Prizren dhe vazhduam me Ferizaj, Mitrovicë dhe Prishtinë. Pra jemi munduar që t’i përfshijmë të gjitha rajonet e Kosovës në këtë aktivitet dhe mund të themi se ka pas një seriozitet të madh nga grupi që të përçojmë një mesazh islam në vigjilje të Ramazanit.
Shprehim një falënderim të veçantë myftiut të Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava i cili vazhdimisht na përkrah në projektet dhe aktivitetet tona.