Prishtinë, 29 janar 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga një pjesë e kabinetit të tij, sot vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Kaçanikut, në të cilin u prit nga kryetari i këtij Këshilli  Mendu ef. Rexha. Kryetari Rexha e njohu Myftiun Tërnava me organizimin dhe aktivitetet e KBI-së, së Kaçanikut dhe punën që po bën ky Këshill.

Myftiu Tërnava gjatë kësaj vizite zhvilloi një takim me imamët e Këshillit të BI-së, të Kaçanikut të cilët i përgëzoi dhe i falënderoi për punën dhe aktivitetin që janë duke bërë dhe po ashtu  kërkoi bashkëpunim dhe unitet të ndërsjellë, duke i ofruar kështu xhematit Islamin ashtu siç është. Ne si popull jemi të veçuar që Allahu na ka bërë pjesë e kësaj feje.

Të mbjellim dashuri dhe respekt ndaj Islamit kudo që jemi dhe ta bëjmë Islamin të dashur te të rinjtë dhe masa.

Ai gjithashtu porositi imamët e Kaçanikut që edhe më të japin kontribut në të mirë të Islamit dhe të vendit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…