Myftiu Tërnava takoi imamët e Hanit të Elezit

Prishtinë, 29 janar 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga një pjesë e kabinetit të tij, sot vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Hanit të Elezit, në të cilin u prit nga kryetari i këtij Këshilli Musa ef. Vila. Kryetari Vila e njohu Myftiun Tërnava me organizimin dhe aktivitetet e KBI-së, së Hanit të Elezit .

Myftiu Tërnava gjatë kësaj vizite zhvilloi një takim me imamët e Këshillit të BI-së, të Hanit të Elezit të cilëve i falenderoi për punën dhe aktivitetin që janë duke bërë dhe poashtu kërkoi bashkëpunim dhe unitet të ndërsjellë, duke i ofruar kështu xhematit Islamin ashtu siç është. Ne si popull jemi të veçuar që Allahu na ka bërë pjesë e kësaj feje.

Të mbjellim dashuri dhe respekt ndaj Islamit kudo që jemi dhe ta bëjmë Islamin të dashur tek të rinjtë dhe masa.

Ai gjithashtu porositi imamët e Hanit të Elezit që edhe më të japin kontribut në të mirë të Islamit dhe të vendit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Njoftojmë kolegët, miqtë dhe opinionin e gjerë se sot, më 23 mars 2023, ndërroi jetë në mo…