Prishtinë, më 23 janar 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim një pjesë të imamëve dhe të xhematit të Zhupës, të cilët e uruan atë për rizgjedhjen e tij në krye të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës edhe për një mandat, duke i dëshiruar punë të mbarë, të suksesshme dhe të bereqetshme.

Myftiu Tërnava falënderoi imamët dhe xhematin për urimet, duke shprehur kështu konsideratën e tij për punën dhe angazhimin e imamëve të asaj pjese në përçimin e mesazheve të fesë islame. Ai porositi ata që edhe më tej të vazhdojnë të punojnë dhe ta çojnë në vend amanetin e tyre që e kanë marrë mbi supe. Myftiu Tërnava falënderoi edhe xhematin, të cilët gjithnjë kanë kontribuuar dhe po vazhdojnë të kontribuojnë për këtë fe dhe për këtë vatan.

Nga ana e tyre, imamët shprehën falënderimet e tyre të jashtëzakonshme për përkrahjen e vazhdueshme të Myftiut Tërnava.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

U përurua restaurimi i xhamisë “Alaudin” në Prishtinë

Prishtinë, më 6 maj 2024 Me një ceremoni solemne është përuruar restaurimi i xhamisë “Alau…