Prishtinë, 30 prill  2021

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, me rastin e Natës së Madhe të Bedrit, shtroi iftar tradicional në medresenë “Alauddin” në Prishtinë për strukturat drejtuese të këshillave vendorë dhe për institucionet dhe organet e tjera të BIRK-ut.
Kryetari i  Bashkësisë Islame të Kosovës. Myftiu Naim ef.  Tërnava, pasi i përshëndeti dhe falënderoi përfaqësuesit e këshillave për punën që bëjnë, kontributin dhe përkushtimin që kanë treguar gjatë këtyre ditëve. Ai mes tjerash nënvizoi edhe  për përgjegjësitë që kanë në raport me besimtarët dhe institucionin e BIRK-ut, dhe njëherazi kërkoi përgjegjësi, vendosmëri dhe përkushtim në kryerjen e të gjitha detyrave në shërbim të besimtarëve dhe të vendit.’Ne imamët e kemi për detyrë me kumtu dhe shpjegu fjalën e  Allahut xh.sh., ku do që gjendemi në veçanti në Kosovën tonë me këtë xhematë kaq të  mrekullueshëm që e kemi”-theksoi myftiu Tërnava. Ai më pas u ndal tek vlera e këtij muaji iu shtua atëherë kur Allahu xh.sh. zbriti Kuranin në këtë muaj, Natën e Kadrit. Shumë ndodhi ndodhën në këtë muaj përgjatë historisë e njëra ndër to është edhe Lufta e Bedrit. Dritat e asaj lufte shndritën botën mbarë dhe kanë arritur edhe te ne dhe ne sot i përkasin besimit islam që e ruajmë thellë në shpirtin tonë”- tha Myftiu Tërnava 

Ai më pas tha se adhurimi ndaj Allahut duhet të jetë në vazhdimësi, por Muhamedi a.s. e veçonte dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit. Adhurim dhe përkushtim, lutje e ibadet, sadaka e mirësi e shumë gjëra të tjera të mira i bënte më veçanërisht në këtë muaj. 

Në fund, Myftiu Tërnava porositi të pranishmit që të shtojnë edhe më shumë lutjet, ibadetet dhe përkushtimin ndaj Zotit. 

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…