Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës shtroi iftar për administratën dhe imamët e rajonit të Pejës dhe të Gjakovës

Prishtinë, 23 maj 2018
Në vazhdën e aktiviteteve të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës në muajin e  Ramazanit 2018, ekipi i Ramazanit qëndroi në rajonin e Pejës, ku u shtrua iftar tradicional për administratën dhe imamët e këshillave të Pejës, Klinës, Deçanit, Istogut dhe të Gjakovës. Pas iftarit, me një fjalë rasti të pranishmëve në emër të Kryesisë së BIRK-ut iu drejtua Myftiu Naim Tërnava, i cili iu lut Zotit për pranim të agjërimit, namazit dhe të ibadeteve të tjera. Në vazhdim, ai përgëzoi imamët për punën që janë duke e bërë nëpër këshillat e BI-së dhe potencoi rolin që duhet ta luajë vazhdimisht imami në shërbim të fesë dhe kombit, duke ditur se ky rol është një amanet që  kemi para Zotit dhe kombit, në mënyrë që para Zotit të dalim faqebardhë.

Këtë muaj e veçoi Zoti duke dhuruar begati të njëpasnjëshme. Ne jemi duke agjëruar dhe në këtë muaj do ta presin Natën e Kadrit, e cila është një dhuratë tepër e çmuar për ymetin e Muhamedit a.s. – shtoi Myftiu Tërnava.
Ai ka porositur imamët që të punojnë edhe më shumë në të mirë të xhematit dhe shoqërisë në përgjithësi. Ai ka folur edhe për Medresenë Alauddin, e cila ka luajtur rol qendror në edukimin e kuadrit fetar dhe që ishte qëndresë e çështjes fetare dhe kombëtare, si dhe për Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, që po formon dhe përgatit profesionalisht kuadrin fetar që nesër të jetë pjesë BIK-ut.
Pas iftarit, ekipi i Ramazanit u shpërnda nëpër xhamitë e rajonit të Pejës për të ligjëruar nëpër xhami dhe për faljne e namazit të teravive.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e radhës

Prishtinë, 26 shtator 2020 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka mbajtur sot mbledhje…