“Bereqeti” shtroi iftar për kategoritë sociale dhe personat me aftësi të kufizuara Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Prishtinë, 15 korrik 2015Mbrëmë në Prishtinë, në platenë mes Komunës e Parlamentit, shoqata “Bereqeti” shtroi iftar për kategoritë sociale dhe personat me aftësi të kufizuara, ku qenë të pranishëm rreth 500 persona. Përveç drejtuesve të shoqatës “Bereqeti” këtu qe i pranishëm edhe sekretari i Kryesisë së BIK-ut, Resul ef. Rexhepi, përfaqësuesit e KFOR- it italian, si dhe asamblistë nga Kuvendi Komunal i Prishtinës. “Iftari sonte është më i veçanti se netëve tjera, ngase po çojmë në vend një porosi të Krijuesit të gjithësisë, që të jemi unikë, solidarë e mbështetës ndaj njëri-tjetrit. Është begati e mirësi e Allahut që na ka bashkuar sonte në këtë sofër të bekuar. Zotin na udhëzon që gjithherë të jemi të bashkuar e në ndihmë të njëri-tjetrit, se vetëm kështu jemi më të dashur te Zoti ynë”-tha veç tjerash në fjalën përshëndetëse sekretari i Kryesisë së BIK-ut, Resul ef. Rexhepi.Ndërsa drejtori i Shoqatës “Bereqeti” falënderoi të gjithë pjesëmarrësit, si dhe financuesin e iftarit, shoqatën humanitare “Muslims for Humanity” nga State Islande nga New York-u i ShBA-ve, e cila udhëhiqet nga bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në atje.{gallery}iftarbrqt15{/gallery}