Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës shtroi iftar për administratën dhe imamët e rajonit të Gjilanit dhe Luginës së Preshevës

Prishtinë, 4 qershor 2017

Në kuadër të aktiviteteve të Kryesisë së Bashkësisë Islame  të Republikës së Kosovës (BIRK) të Ramazanit 2017 të kryesuar nga myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava ekipi i Ramazanit qëndroi në rajonin e Gjilanit ku u shtrua  iftar tradicional për Administratën  dhe  imamët e Këshillave të Gjilanit, Vitisë, Kamenicës, Preshevës dhe Bujanovcit.

Me një fjalë rasti të pranishmëve në emër të Kryesisë  iu drejtua Myftiu Tërnava duke lutur Zotin që duatë dhe agjërimin të na i pranojë  si dhe u lut për mirëqenie të përgjithshme të popullit tonë. Ai falënderoi edhe përfaqësuesin e Ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe  në Mal të Zi z. Ibrahim i cili me vete ka sjellë ndihma në pako ushqimore për mijëra familje nevojtare të Kosovës të cilat do të shpërndahen brenda këtyre  ditëve dhe falënderojmë që është edhe sponsor i këtij iftari.

Në vazhdim ai pagëzoi imamët për punën që janë duke e bërë nëpër Këshillat e BI-së, dhe potencoi edhe rolin që duhet ta luajë vazhdimisht imami në shërbim të fesë dhe kombit  duke ditur se ky është një amanet që e kemi para Zotit dhe kombit.

“Në këtë muaj të lexojmë sa më shumë Kuran të jemi më dorëlirë, të sakrifikojmë nga vetja për atë që ka nevojë shoqëria, të varfrit, nevojtarët dhe vendi ynë ku Zoti na ka krijuar dhe t’i dalim zot këtij vendi. Në këtë muaj më së miri korrespondon shpirtërorja me materialen dhe në këtë muaj edhe më shpirtërorja fuqizon lëndoren dhe e fut në funksion që edhe të tjerët të shohin se vërtet  besimtari është shembull i mirë për shoqërinë”-shtoi myftiu Tërnava.

Këtë tubim e përshëndeti edhe  i ngarkuari me punë  në Ambasadën e Emirateve të Bashkuara Arabe në Mal të Zi, z. Ibrahim el Alevi i cili në emër të EBA-së përshëndeti të pranishmit  dhe shtoi se  ndjehet i privilegjuar që po bashkëpunon ngushtë me BIRK-në dhe ky iftar  është kontribut i vëllezërve tuaj nga ne dhe  ju falënderoj për pjesëmarrjen tuj në këtë iftar të përbashkët dhe se bashkëpunimi mes dy vendeve  është dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmën.

Pas iftarit, ekipi i Ramazanit u shpërnda nëpër xhamitë e rajonit të Gjilanit për të ligjëruar nëpër xhami dhe falë namazin teravisë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…