Prishtinë, më 24 prill 2022
Në sheshin Skënderbeu në Prishtinë u shtrua iftar madhështor për mbi 1000 persona për të gjitha kategoritë e shoqërisë.
Ky iftar u organizua nga Bashkësia Islame e Kosovës në bashkëpunim me Organizatën Qatar Charity
Në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, Besim Mehmeti nga kabineti i Myftiut Naim ef. Tërnava, falënderoi organizatën e Katarit për ndihmën e vazhdueshme që bën për popullin e Kosovës.
Edhe kryeimami i Prishtinës, Burhan ef. Hashani, falënderoi bashkëpunëtorët si dhe të gjithë pjesëmarrësit që e bën madhështor këtë iftar në qendër të Prishtinës.
Në këtë organizim morën pjesë përfaqësues nga komuna e Prishtinës, pjesëtarë të FSK-së, personalitete të ndryshme e qytetarë të shumtë.
Bashkësia Islame e Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën e Katarit në këto ditë të fundit të Ramazanit do të shtrojë gjithsej tre mijë iftare në të gjithë Kosovën.