Myftiu i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, gjatë vizitës që i bëri  institutit të memorizimit të Kuranit në Gjakovë, më 17 maj, pati kënaqësinë që të mirëpres edhe përfaqësuesit më të lartë të shoqatës humanitare dhe kulturore “Istanbul”, me në krye hoxhën dhe imamin e nderuar Osman Nuri Topbash.
Myftiu Tërnava dhe hoxha Nuri Topbash përveç falënderimeve që shprehën ndaj njëri-tjetrit për bashkëpunimin, u dakorduan që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej. Ata gjithashtu patën rastin të takojnë edhe nxënësit në këtë institut, hafëzët e rinj që vinin nga të gjitha trevat shqiptare.

Mysafiri nga Turqia, shfrytëzoi nga rasti që me disa këshilla të shkurtra t’u drejtohej nxënësve, duke i nxitur të vazhdojnë jo vetëm me mësimin përmendësh të librit të Zotit, por edhe me kuptimin e fjalëve të Tij, pra thellimin në studimet e fjalës së Zotit dhe vënien në punë të krejt porosive, këshillave dhe urdhrave që burojnë nga Kurani.
Në përmbyllje të këtij takimi myftiu Tërnava edhe një herë vlerësoi lart përkushtimin e nxënësve për nxënien përmendësh të librit të Zotit, e njëkohësisht çmoi edhe punën dhe veprimtarinë e shoqatës “Istanbul”, për kontributin e tyre në Kosovë.
“Falënderoj hoxhën me bashkëpunëtorët që sot gjenden në mesin tonë, dhe i përgëzoj për punën e palodhshme në lartësimin e fjalës së Zotit xh.sh. I përshëndes të gjithë nxënësit që po ndjekin mësimet në këtë institut, duke ua rikujtuar fjalët e Pejgamberit të Allahut, Muhamedit a.s., kur thotë: “Më i miri prej jush është ai që e mëson Kuranin, dhe atë ua mëson edhe të tjerëve”. Nuk ka armë më të përsosur e më të fuqishme që një njeri mund të pajiset sesa pajisja me Kuran. Ngase ajo është fjala e të Madhit Zot… E lusim Allahun që ta shpërblejë hoxhën e nderuar Osman Nuri Topbash, për interesimin e tij, pastaj të gjithë përgjegjësit dhe të gjithë bashkëpunëtorët e mi, që kujdesen që punët të shkojnë mbarë e mirë në këtë vend. Ky vend vërtet ka qenë i bereqetshëm që nga koha e ngritjes së themeleve të tij. Për shekuj me radhë ka qenë në shërbim të fesë dhe atdheut, dhe do të vazhdojë të luajë po të njëjtin rol edhe për gjeneratat në vijim dhe brezat e rinj, për sa të ketë jetë kjo botë. Inshallah!”, u shpreh ndër të tjera myftiu Naim ef. Tërnava.
Më tutje, myftiu Tërnava inspektoi punimet në ndërtimin e objektit të “Medresesë së Vogël” dhe bibliotekës së kompleksit të “Xhamisë së Hadumit” në Gjakovë, projekte të financuara nga Drejtoria e Vakëfeve të Republikës së Turqisë.{gallery}hfzgjk516{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…