Prishtinë,24 gusht 2018
Më 24 gusht 2018 të gjithë haxhilerët tanë kanë përfunduar obligimet e Haxhit duke bërë edhe tavafin lamtumirës, dhe në mënyrë të organizuar me autobusë janë nisur për në Medinë, ku do të vizitojnë, falen e luten në xhaminë e Muhamedit a.s.
Ndërkaq gjatë ditëve në vijim haxhilerët do të vizitojnë vende të ndryshme historike e kulturore.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton se të gjithë haxhilerët tanë janë shëndosh e mirë, dhe se deri më tani gjithçka ka ecur mirë dhe sipas agjendës së paraparë.