Prishtinë, 20 qershor 2014
Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava, priti të premten paradite në selinë e Kryesisë së BIK në Prishtinë, kryetarin e DIANET-it, prof. dr. Mehemt Gyrmez, të cilin e falënderoi për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme të BIK e të Kosovës. Me këtë rast myftiu Tërnava çmoj lart angazhimin e kryetarit të DIANET-it, prof. dr. Mehmet Gyrmez për kujdesin dhe mbështetjen e Kosovës dhe besimtarëve islam në Ballkan.  Po ashtu, Myftiu e njohu mysafirin e lart turk edhe me të arriturat dhe planet për të ardhmen që ka BIK.

Myftiu Tërnava tha se bashkëpunimi në mes BIK dhe DIANET-it është domethënës dhe determinist për zhvillimin e jetës fetare në Kosovë.
“Angazhimi i juaj, zotëri kryetar është domethënës dhe shumë i vlerësuar për krijimin e premisave për paqen, tolerancën e mirëkuptimin në mes popujve anë e kënd botës”-tha, ndër të tjerat, Myftiu Tërnava.
“Ndiej një kënaqësi të veçantë që jam pran jush,  pran bashkëpunëtorëve tuaj. Ndjehem mirë ngase që nga ajo ditë që jemi njohur me ju dhe me bashkautorët tuaj, përveç që kemi forcuar bashkëpunimin institucional, ne kemi krijuar, falë jush, një bashkëpunim vëllazëror.
Kosova, ka një shpirt të fuqishëm, kjo buron nga lashtësia kulturore e qytetëruese e Kosovës, ku ruhet një traditë, një kulturë e një qytetërim i fuqishëm”- tha kryetari Gyrmez.
Ai më tutje veçoi, për të ruajtur e kultivuar këtë shpirt duhet të ketë një identitet ë fuqishëm për ta shprehur këtë e kultivuar këtë vlerë. E s’ka dyshim se një ndër mbështetëset më të forta të kësaj vlerë është feja. E për ta vazhduar këtë rrugë një institucion i fuqishëm është BIK, e cila ka një rëndësi të veçantë për kultivimin e frymës qytetëruese.
Përveç, BIK në këtë mision shumë të rëndësishme janë edhe institucionet arsimore të juaja, siç janë medresetë, FSI dhe institucionet tjera që ju po krijoni.
“BIK ka një rëndësi të veçantë, jo vetëm për Kosovën por edhe për gjithë Ballkanin, andaj edhe njëherë këtu shpreh qëndrimin dhe gatishmërinë e DIANET-it dhe përkushtimin tim për të bashkëpunuar në çdo fushë në interes të së ardhmes, e paqes për vendet tona” tha, veç të tjerash, kryetari Gyrmez.{gallery}gyrmez{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim shefen e UNMIK-ut, znj. Carolina Ziadeh

Prishtinë, më 9 tetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…