Në kuadër të vizitës së tyre në Kosovë, grupi parlamentar kuvajtian, të kryesuar nga Waleed Musaid Al Tabtabei, sot vizituan Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, ku u pritën përzemërsisht nga vetë Myftiu Tërnava dhe zhvilluan një takim shumë të ngrohtë.
Myftiu i falënderoi anëtarët e grupit parlamentar të miqësisë kuvajtiane-kosovare për vizitën dhe për kontributin e tyre në ngritjen e nivelit të marrëdhenieve mes dy shteteve mike, falënderoi shtetin dhe popullin kuvajtian për ndihmën që i kanë ofruar Kosovës në ditët e vështira, nëpër të cilat kaloi kombi shqiptar dhe për përkrahjen diplomatike që po japin për anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat dhe organizatat ndërkombëtare.
Nga ana e tij, z. Waleed Musaed al Tabtabaei, falënderoi Myftiun për pritjen e ngrohtë vëllazërore dhe theksoi rëndësinë e zhvillimit të marrëdhënieve mes dy popujve dhe rolin e grupit parlamentar të dy parlamenteve për ngritjen e marrëdhënieve mes dy shteteve mike në nivele edhe më të larta.
-
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt
Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e… -
U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit
Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur… -
Myftiu Tërnava u prit në takim nga kryetari i Obiliqit, z. Xhafer Gashi
Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërn…
Shfaq më shumë në Lajme
Shfleto
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt
Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…