Aeroplani i pestë me besimtarë nga Kosova u nis në mëngjes nga aeroporti “Adem Jashari”, drejt vendeve të shenjta.
285 haxhinjë nga Dragashi, Vushtrria dhe Peja udhëtuan sot për ta kryer haxhin.
Deri më tani, të gjitha grupet e besimtarëve nga Kosova kanë pasur udhëtim të mirë, ku menjëherë pas arritjes janë akomoduar në hotele dhe kanë filluar ritualet e umres.
Gjatë ditës së sotme pritet të udhëtoj edhe grupi i fundit i haxhilerëve kosovarë, duke përmbyllur fluturimet sa i përket këtij viti.
Gjithsej 1597 besimtarë nga Kosova do ta kryejnë haxhin këtë vit.
Përditësim:
285 besimtarë nga komuna e Dragashit, Vushtrrisë dhe Pejës, të cilët udhëtuan drejt vendeve të shenjta me fluturimin e pestë, kanë arritur shëndosh e mirë në aeroportin e Xhides. Ata menjëherë janë nisur për në hotelin në Mekë, ku më pas do ta kryejnë edhe ceremoninë e umres.
Fluturimi i fundit pritet të jetë sonte në mbrëmje, ku do të udhëtojnë 173 besimtarë dhe me ta do të kompletohet edhe numri prej 1597 besimtarëve nga Kosova që këtë vit pritet ta kryejnë haxhin.