Prishtinë, 01 gusht 2015
Të shtunën më, 01.08.2015 në ambientin e Medresesë së mesme “Alaudin” në Prishtinë u mbajtën “Garat e Njohurive Fetare” në nivel të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Te Rinjtë janë e ardhmja e çdo vendit. Në shoqërinë tonë mbi gjysma e popullsisë i takojnë moshës së re, që paraqet një përparësi të madhe në raport me vendet tjera të rajonit, andaj të rinjtë e vendit tonë e meritojnë që të kemi një kujdes të shtuar ndaj tyre në aspektin e arsimimit dhe edukimit të tyre, kjo madje është edhe një obligim fetar për ne si hoxhallarë por edhe si prindër, andaj me qëllim të rritjes së vetëdijes për këtë dukuri Departamenti i të Rinjve i BIK-ut në bashkëpunim me Departamentin e Gruas pranë BIK-ut e me përkrahje te madhe nga Myfti i Republikës së Kosovës Mr. Naim ef. Tërnava dhe nga Kryeimami i bashkësisë Islame Sabri ef. Bajgora, për herë të V-të organizuan “GARAT REPUBLIKANE TE NJOHURIVE FETARE”

Fillimisht, në emër të myftiut të Kosovës, të pranishmëve iu drejtua këshilltari i tij, Vedat ef.Sahiti. Sahiti pasi i përshëndeti të pranishmit në emër të myftiut Tërnave dhe ju dëshirojë mirëseardhje, ai u uroj të gjithë garuesve fat dhe suksese në garat e tyre, dhe njëkohësisht përmendi vlerën dhe rendësin e mësim-besimit fetarë. Të pranishmit me një fjalë rasti i përshëndeti edhe nikoqiri i këtij eventi drejtori i Medresesë “Alaudin” në Prishtinë Bahri ef.Simnica.

Në këtë garë ishin të pranishëm 15 ekipe nga 15 Këshilla të Bashkësisë Islame : KBI-Prishtinë, KBI-Kaçanik, KBI-Lipjan, KBI-Gjilan, KBI-Prizren, KBI-Rahovec, KBI-Suharekë, KBI-Vushtrri, KBI-Shtime, KBI-Ferizaj, KBI-Viti, KBI-Malishevë,  KBI-Dragash, KBI-Gjakovë dhe KBI-Deçan.
Përfaqësuesit e këshillave garuan në ekipe të përbëra nga 5 anëtarë ku para jurisë profesionale shfaqën njohuritë e tyre nga këto fusha: Kuran, Fik’h, Akaid, Histori Islame dhe interpretim të lirë nga fusha e artit, si monolog, ilahi, kaside, recitale etj.

Pas një gare të fort nga 15 ekipet garuese, në finale u kualifikuan pesë ekipe: KBI-Ferizaj, KBI-Viti, KBI-Vushtrri, KBI-Lipjan dhe KBI-Prizren.                        

Vendi i parë i takoj ekipit nga KBI të Ferizajt nxënës të hoxhës Fehmi Haxhiu, vendi i dytë i takoj ekipit nga KBI të Prizrenit -nxënës të hoxhës Nail Skenderi, kurse vendi i tretë i takojë ekipit nga KBI të Vushtrrisë -nxënës të hoxhës Behar Dushi.

Fituesit të garës i takojë çmimi “Haxhi Nderi” ndërsa imamët dhe nxënësit e vendit të dytë dhe të tretë janë shpërblyer me mjete financiare. Shpërblime u ndanë edhe për të gjithë pjesëmarrësit tjerë. Po ashtu, duhet theksuar se kryesia e BIK-ut ka ndarë edhe mirënjohje dhe certifikata për imamët dhe nxënësit e tri vendeve të para.

Garat e njohurive fetare në nivel të bashkësisë Islame të Kosovës tashmë janë bërë tradicionale dhe do të mbahen për çdo vit.{gallery}garatnjhf15{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…