Më 7 qershor 2012, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava priti përfaqësuesit e Medresesë së mesme” Alaudin” të Prishtinës që prezantuan Kosovën në konkursin ndërkombëtar për njohurit në gjuhën arabe, që u mbajt në Bursa të Turqisë.

Myftiu pasi i përgëzoj nxënësit dhe profesorët për rezultatet e arritura në Turqi. “Ju me punën tuaj, me rezultatet tuaja, me pranin tuaj në Turqi në një garë ndërkombëtare keni përfaqësuar në mënyrën më dinjitoze medresenë dhe Kosovën, si dhe popullin tonë”-tha, ndër të tjerat, Myftiu Tërnava.{jathumbnail}

Suksesi i juaj është sukses i të gjitha institucioneve të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe i tërë Kosovës. Kryesia e BIK dhe unë si myftiu ju përgëzoj dhe do ju mbështes në çdo aktivitet tuajin- u tha myftiu Tërnava, përfaqësuesve të Medresesë.

Përfaqësuesit e medresesë të prirë nga profesori Fadil Hasani falënderuan Myftiun për pritjen, për përkrahen dhe mbështetjen që u ka dhënë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Listat e pagesave për projektin “Kurbani 2024” në Bashkësinë Islame të Kosovës

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar me sukses për kë…