Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava të martën, më 2 qershor 2012 qëndroj për vizitë pune në Gjakovë,  ku u prit nga drejuesit e KBI, Ahmet Hoxha -kryetar e Fatmi Ilazi -kryeimam, të cilët e njohën myftiun me gjendjen, aktivitetet dhe projektet e Këshillit.
Myftiu Tërnava i shoqëruar nga drejtuesit e këshillit vizitoj dhe inspektoj punimet në ndërtimin e çerdhes së fëmijëve, që po ndërton Bashkësia Islame me donacion nga Kuvajti.

 

Çerdhja, po ndërtohet në  Rr. “Hasan Dashi”, në Lagjen e Hadumit , në lokacion e ish Hanit të vjetër, objekt ky që u shkatërruar gjatë luftës së fundit 1999.{jathumbnail}
Hapësira e çerdhes kap një sipërfaqe prej afro 600 metrash katror dhe pritet që të zbus akomodimin e fëmijëve të kësaj lagjeje dhe legjeve përreth në institucionin e çerdhes. 
Çerdhja do të jetë në menaxhim të Këshillit të BI së Gjakovës, dhe si e tillë është institucion i parë i kësaj natyre që e ndërton Bashkësia Islame e Kosovës.
Po këtë ditë, myftiu qëndroj edhe në Deçan, ku u prit nga kryetari i Këshilli, Besim Halilaj me bashkëpunëtor. Myftiu këtu, vizitoj dhe inspektoj punimet në ndërtimin e xhamisë së re dhe selinë e këshillit të Deçanit.
Në të dy këshillat, myftiu, pasi u njoh me aktivitet dhe kërkesat e tyre, u premtoj drejtuesve të këshillave ndihmë e përkrahje në realizimin e projekteve që kanë hartuar.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit

Familja Sot është ditë feste, ditë gëzimi, ditë mëshire e shpërblimi, ngase të gjitha adhu…