Prishtinë, më 3 nëntor 2022

Nën patronatin e shkëlqesisë së tij, mbretit Hamad bin Isa al Khalifa, mbretit të Mbretërisë se Bahrejnit, të enjten, në Qendrën Kulturore “Isa”, në qytetin Manama, nisën aktivitetet e Forumit të Bahrejnit për dialogun me titull “Lindja dhe Perëndimi për bashkëjetesën njerëzore”, me pjesëmarrjen e një numri figurash të shquara intelektuale dhe përfaqësues të feve nga vende të ndryshme të botës.

Forumi i Bahrejnit për Dialogun filloi punën, me një seancë hapëse për rëndësinë e dialogut ndërfetar, në prani të shejh Muhamed bin Mubarak al Khalifa, përfaqësuesi special i mbretit të Bahrejnit.

Në këtë sesion, para të pranishmëve folën edhe shejh Abdul Rahman bin Muhamed al Khalifa, kryetar i Këshillit Suprem për Çështjet Islame, Rustum Minnikhanov, president i Republikës së Tatarstanit, shejh Nahyan bin Mubarak al Nahyan, ministër i Tolerancës dhe Bashkëjetesës së Emirateve të Bashkuara Arabe, patriarku Ekumenik Bartolomeu I, kryepeshkopi i Kostandinopojës në Republikën e Turqisë, ambasadori Hussein Ibrahim Taha, sekretar i përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dhe nënsekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe Miguel Angel Moratinos, përfaqësuesi i Lartë i Aleancës së Qytetërimeve të Kombeve të Bashkuara

Programi i forumit përfshin një sërë sesionesh që theksojnë promovimin e bashkëjetesës globale dhe vëllazërisë njerëzore, dialogun dhe bashkëjetesën paqësore “Deklarata e Bahrejnit si model” dhe roli i njerëzve fetarë dhe i studiuesve në adresimin e sfidave të epokës dhe dialogut ndëfetar.

Forumi do të mbyll punimet nesër me takimin e rëndësishëm ndërmjet Papa Françeskut dhe eminencës së tij, dr. Ahmed al-Tayeb, shejhut të “Al-Azhar Al-Sharif”.

Në emër të Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnavës, në këtë forum po merr pjesë shefi kabinetit, mr. Besim ef. Mehmeti.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…