Prishtinë, më 1 nëntor 2022

Departamenti i Gruas që funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës ka përmbyllur me një tribunë aktivitetet e saj për sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin mbi kancerin e gjirit.

Të pranishmeve me një fjalë rasti iu drejtua udhëheqësja e Departamentit të Gruas, znj. Vaxhide Bunajku, e cila mes të tjerash tha: “Rruga drejt shëndetit është krejtësisht individuale dhe jo vetëm, për të duhet të kujdesemi në çdo formë dhe në çdo situatë. Edhe pse sëmundja në përgjithësi është një sfidë në vete, më mirë është të parandalohet se sa të kurohet, mbi të gjitha e kemi përgjegjësi fetare ta ruajmë atë.”

Më pas dr. Ilir Kurtishi, onkolog, foli detajish për simptomat, shkaqet, parandalimin dhe trajtimin e kësaj sëmundje.

Në këtë tribunë po ashtu u ritheksua rëndësia e shëndetit mendor në ballafaqim me kancerin e gjirit në një ligjëratë nga psikologia, Gyltene Derguti.

Kurse për ruajtjen e shëndetit në përgjithësi nga aspekti fetare ligjëroi dr. Florentina Tërmkolli.

Në Kosovë çdo vit zbulohen rreth 400 raste të reja me kancer të gjirit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…