Si tradicionalisht, pas përfundimit të muajit të Ramazanit, më 19 gusht 2012, në të gjitha xhamitë e Kosovës, si në tërë Botën ku jetojnë  myslimanët, edhe te ne u kremtua festa e Fitër-Bajramit. Manifestimi qendror kushtuar për Kosovë u mbajt në Xhaminë “Sulltan Mehmet – Fatih” të Prishtinës. Manifestimi nisi me faljen e namazit të sabahut, të cilit i priu Sallah ef. Feta.

{jathumbnail}Ligjëratën (dersin) tematike kushtuar festës së Fitër–Bajramit, e mbajti Kryeimami i Kosovës, Sabri efendi Bajgora, i cili ndër të tjerat, tha: “Jemi tubuar sot të festojmë festën e Fitër -Bajramit, e cila na vjen pas agjërimit të muajit të madhëruar të Ramazanit, gjatë të cilit besimtarët, përmes agjërimit kryen një nga urdhrat  e Zotit”
“Gjatë muajit të Ramazanit ne treguam përkushtimin tonë ndaj Krijuesit të Gjithësisë, treguam mirëkuptim e solidaritet më të madh mes vete, treguam humanizëm e solidaritet me nevojtarët, bëmë më shumë adhurim, bëmë më shumë namaz e ibadet. Muaji i Ramazanit përfundoj, sot me arsye festojmë, mirëpo atmosfera e ramazanit do na mungoj. Do na mungoj sofra e iftarit, do na mungojë sofra e syfyrit, do na mungojnë vizitat e ndërsjella, do na mungojë namazi i teravisë e ai i natës, thjesht do na mungojë rendi e rregulli që ofron muaji i ramazanit”-tha kryeimami Bajgora, i cili në ligjëratën e tij foli edhe për kujdesin që duhet pasur shoqëria për jetimët e nevojtarët, për kujdesin që duhet pasur familja në edukimin e fëmijëve e rinisë.
Namazit të  Fitër- Bajramit i priu sekretari i Kryesisë së BIK, Resul ef. Rexhepi, ndërsa  Hytben e Bajramit e mbajti Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, i cili iu drejtuar opinionit të gjerë me mesazhin për këtë festë.
“Shoqëria jonë si asnjëherë deri më tani ka nevojë për vlera të mirëfillta shpirtërore, prandaj unë, duke shfrytëzuar këtë rast, në këtë ditë të shenjtë dhe nga ky vend i shenjtë, i ftoj të gjithë besimtarët tanë, të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, që të bashkëveprojmë drejt ndërtimit të një shoqërie të shëndoshë, të pastër, e të ndershme dhe të mos lejojmë që në mesin tonë të depërtojë virusi degjenerues e devalvues. Ky vend dhe ky popull, me të drejtë presin ditë më të mira, punë e ndershmëri.”, tha, ndër të tjerat, Myftiu Tërnava.
Festa e Fitër- Bajramit solemnisht u kremtuar në të gjitha xhamitë e Kosovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…