Udhëheqësit më të lartë të institucioneve dhe partive politike vizituan Myftiun Tërnava për urimin e Fitër-Bajramit Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Përveç urimeve të shumta që MyftiunTërnava ka marrë nga personalitet më të larta të vendit, pra për nderim të kësaj festë, Myftiu i Kosovës, si tradicionalisht, edhe këtë herë organizoi pritje përurimi, ku për ta uruar erdhën edhe personalitetet më të larta të jetës institucionale e politike të vendit:Nga institucionet: Kryeministri i Kosovës, z. Isa Mustafa , i shoqëruar nga zv/kryeministri, Hashim Thaçi dhe ministrat: Haki Demoli-Ministër i Forcës së Sigurisë, Ferid Agani-Ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Avdullah Hoti-Ministër i Financave. Pastaj ishin edhe Don Lush Gjergji-Kancelar në Ipeshkvinë e Kosovës, Shpend Ahmeti-kryetar i Prishtinës, e nga Ambasada e Britanisë së Madhe-RuairiO’Connellif, si dhe ambasadori ynë në Arabinë Saudite, Dr. Rexhep Boja.Nga partitë politike:Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje,Visar Ymeri; Kryetari i AAK-së, RamushHaradinaj; Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj; Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli; Kryetarja e PSD-së, Kaqusha Jashari, si dhe shumë personalitete të tjera të jetës politike, kulturore e fetare të Kosovës.{gallery}fb15urm{/gallery}