Familja Pacolli shtroi iftar për udhëheqësit e Bashkësisë Islame të Kosovës Prishtinë, më 28 prill 2022 Udhëheqësit e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës së bashku me përfaqësuesit e këshillave lokalë të BIK-ut, sonte kanë marrë pjesë në iftarin e shtruar nga familja Pacolli. Këtë iftar e bëri edhe më të veçantë dhurimi i parcelës nga familja Pacolli, në sipërfaqe prej 2 hektarësh për Bashkësinë Islame të Kosovës në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë. Në këtë parcelë do të ndërtohet Qendra Islame, e cila do të funksionojë në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës.