Prishtinë,30 mars 2020
Fakulteti i Studimeve Islame dhe Medreseja e Mesme Alauddin tashmë kanë filluar mësimin me platformën online për shkak të parandalimin të përhapjes së pandemisë së Koronavirusit COVID 19. Dekan i Fakultetit të Studimeve Islame, dr. Fahrush Rexhepi ka thënë se mësimi i ndjekjes së ligjëratave online në FSI ka filluar që nga java e kaluar dhe vërehet se edhe studentët e kanë pritur këtë formë shumë mirë dhe me këtë strategji do të vazhdohet deri sa përfundon rreziku i kësaj pandemie.”Pjesëmarrja e studentëve është jashtëzakonisht e kënaqshme dhe tanimë kemi formuar edhe grupet e kontaktimit me studentët si dhe me stafin akademik dhe për çdo ditë më vijnë raporte për vijueshmërinë e ligjëratave sipas orarit paraprak”-ka thënë dekani Rexhepi, për të shtuar se kjo do të vazhdojë deri me një vendim tjetër të MASHT-it.
Nga ana tjetër me mësimin online sot ka filluar edhe Medreseja Alauddin. Drejtori i saj Mr. Jakup Çunaku tha se sot zyrtarisht kemi filluar procesi mësimore në distancë (online) me nxënësit e Medresesë Alauddin në të gjitha paralelet e veta në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan dhe kemi filluar me orën e lëndës së Kuranit.”Prezenca e nxënësve në klasat virtuale tregonte qarte për mirëpritjen e kësaj iniciative të stafit të Medresesë Alauddin. Tani për tani, dhe në këto rrethana që gjendemi puna e mësimit në distancë planifikohet të vazhdohet deri kur të normalizohet situata nga Pandemia Covid 19”-ka thënë Çunaku
Drejtoria e Medresesë Alauddin shpreh admirim për të gjithë stafin e mësimdhënësve për punën e tyre të bërë në rifillimin e procesit arsimor nëpërmjet platformës “Zoom” dhe iu dëshiron suksese në punën e tyre.