Prishtinë, 11 gusht 2020

Në mbledhjen e mbajtur më datën 29 korrik 2020, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës emëroi Fadil Hasanin si drejtor të medresesë së mesme “Alauddin” në Prishtinë. Që nga fillimi i këtij muaji, Fadil Hasani, ka pranuar detyrën e re si drejtor, me përkushtim dhe vullnet ka filluar angazhimin, që cilësia e mësimnxënies të jetë sa më e lartë. Ambientet dhe puna e medresesë së mesme “Alauddin” në Prishtinë nuk janë aspak të panjohura për drejtorin e ri, pasi ai ka qenë i angazhuar tash e 35 vjet në këtë institucion shkollor.

Fadil Hasani që nga viti 1985 është angazhuar në Medresenë “Alauddin”, fillimisht si edukator për gjashtë vjet me radhë, deri në vitin 1991. Duke parë angazhimin, punën dhe përgatitjen e tij të lartë, ai emërohet profesor në Medresenë “Alauddin”, që nga viti 1991 e deri në vitin 2020.

Përveç angazhimit në ngritjen e cilësisë arsimore e fetare në Medresenë “Alauddin”, ai ka dhënë kontribut të pashoq si profesor dhe ligjërues edhe në Fakultetin e Studimeve Islame, që nga viti 2014.

Pas përfundimit të shkollës fillore, Fadil Hasani ishte ulur në bankat e Medresesë “Alauddin”, në Prishtinë, që në viti 1975 e deri më 1980, kur edhe e përfundon me sukses, për të vazhduar më tutje me përgatitjet në Institutin e Gjuhës Arabe “El Mustansirijah” në Bagdad. Më tutje, ai vazhdoi përgatitjet akademike në Universitetin e Bagdadit, në Fakultetin Filozofik, në degën e gjuhës dhe të letërsisë arabe, për të vazhduar më pas studimet master në filologji orientale në Universitetin e Tetovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…