Prishtinë, 8 maj 2021
Ekrem Dragusha nga fshati Rufc i Ri, në këto ditë të bekuara Ramazan, ka dhuruar një truall për Këshillin e Bashkësisë Islame të Lipjanit, për ndërtimin e xhamisë.
Me këtë rast, kryetari i KBI-së së Lipjanit, Zaim ef. Baftiu, shprehu falënderimet me të sinqerta për z. Dragushën, duke e lutur Allahun xh.sh. që kjo dhuratë me vlera të larta të pranohet si sadaka rrjedhëse (sadakatul xharije) për të dhe për familjen e tij.
Ky akt u shoqërua me lutje për z. Ekrem Dragushën dhe për familjen e tij. Zoti e shpërbleftë dhe urojmë që sa më shpejt të ndërtohet xhamia.