Prishtinë, 24 shkurt 2009

Kryesia e Bashkësisë islame të Kosovës në mbledhjen e djeshme  përpos të tjerash ka dënuar edhe sulmin ndaj bibliotekistit të FSI – së i cili njëherë kryen edhe detyrën e imamit në fshatin Makoc të komunës së Prishtinë Ejup Krasniqi.
Sulmi ndaj imamit Krasniqi është një akët kriminal i kryer nga njerëz të lig të cilët imamit i kanë kurdisur kurth me gjoja ftesën për të marrë pjesë në një ceremoni fetare.

Është përgjegjësi e imamit që të jetë i pranishëm në xhemat dhe të tu përgjigjet atyre qoftë në raste gëzimi qoftë në raste hidhërimi. Por, është krejt e pa pranueshme që dikush të gjykoj për veprimet që kanë të bëjnë me traditën islame në Kosovë.
I vetmi institucion legal e legjitim që merret me organizimin, zhvillimin dhe mbikëqyrjen e jetës fetare islame në Kosovë është Bashkësia Islame e Kosovës dhe institucionet e saja kompetente.
Tentimi për tu përzier në punët dhe kompetencat e BI -së është i papranueshëm, madje po aq i papranueshëm është edhe  dhënia e fetfave nga njerëz të ndryshëm që nuk kanë as dijen e duhur e as legjitimitete e këtij populli.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dënon edhe njëherë fuqishëm rastin e sulmit nga Ejup Kransiqit dhe kërkon nga organet e ndjekjes që sa më parë të gjejë autorët e kësaj vepre kriminele e ti nxjerr para drejtësisë.
Dhuna, shantazhi dhe atakimi i bartësve të funksioneve të BI – së është atak edhe mbi shoqërinë kosovare dhe sulm i drejtpërdrejt në institucionet e BI-së. Andaj edhe njëherë kërkojmë që autorët e këtyre veprave të shëmtuar të zbulohen sa më parë.

  • Tender

    Prishtinë, 20 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: I. …
  • Tender

    Prishtinë, 12 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall:&nbs…
  • Konkurs

    Datë: 6 nëntor 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas, shpallë: K O N K U R S Për plo…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 20 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: I. …