Edhe këtë vit Myftiu Tërnava rizgjedhet në mesin e 500 personaliteteve me më ndikim në botën islame Prishtinë, 27 tetor 2020Qendra Mbretërore për Studime Islame dhe Strategjike (The Royal Islamic Strategic Studies Centre) me seli në Jordani, edhe këtë vit Myftiun e Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, e rizgjedh në mesin e personaliteteve më me ndikim në botën islame. Në edicionin e vitit 2021, Myftiu Tërnava radhitet në listën e liderëve me ndikimin administrativ më të madh, gjë kjo që dëshmon për angazhimin e tij institucional për të çuar përpara institucionet fetare islame në vend dhe për të krijuar raporte me institucionet tjera fetare e shtetërore në Republikën e Kosovës. Ai gjithashtu përmendet edhe si një nismëtar për krijimin e Këshillit Organizativ Ndërfetar të Kosovës. Kjo përzgjedhje është një motiv shtesë, jo vetëm për Myftiun Tërnava, personalisht, por për të gjithë vartësit dhe nëpunësit e BIRK-ut për të vazhduar me kontribut për të mirën e shoqërisë, sikur që është një dëshmi shtesë para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare për punën që bën Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës.