Prishtinë, 27 janar 2014
Myftiu i Kosovës, Naim  Tërnava priti sot në takim kryetarin e ri të sapozgjedhur në krye të Meshiahtit të Serbisë, dr. Mevludin Dudiç i cili shoqërohej nga kryetari i Kuvendit, dr. Enes ef. Svraka dhe Fahrudin ef. Çosoviç anëtar i Meshihatit.
Myftiu Tërnava duke i uruar mire se ardhjen e selinë e BIK në Prishtinë , e uroi kryetarin e ri për postin dhe mandatin  në krye të Meshihatit të Serbisë duke i uruar shëndet mbarësi e suksese . Ne jemi vëllezër dhe do punojmë s’bashku në të mirë të besimtarëve të dy vendeve – tha mes tjerash Myftiu Tërnava.

Ndërsa, Kryetari Dudiç falënderoi myftiu për pritjen e ngrohte dhe vëllazërore. me këtë rast kryetari Dudiç tha:  ” Me Prishtinën dhe Kosovën jam emocionalisht i lidhur dhe kurdo që vij këtu ndjehem si në shtëpinë time ngase këtu në Prishtinë kam mbaruar  shkollën  elitare të myslimaneve të Ballkanit – Medresenë Alaudin”.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim ministrin e Haxhit dhe Umres të Arabisë Saudite, dr. Taufik bin Fauzan al Rabiah

Prishtinë, më 29 tetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…