Prishtinë, 24 janar 2014
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava priti ambasadorin italian në Prishtinë,  Andreas Ferrarese  i cili shoqërohej nga prof. dr. Marco Casamonti arkitekt  e ekspert i njohur nga Italia në fushën e restaurimeve të objekteve kulturore e  monumentale, i cili po qëndron për vizitë në vendin tonë .

Myftiu pasi shprehi mirëseardhje në selinë e BIK falënderoi Ambasadorin për angazhimin e tij personal dhe të shtetit italian për ndihmën që i kanë dhënë dhe po i japin Kosovës e në veçanti për  bashkëpunimin me BIK  në fushën e restaurimit të trashëgimisë kulturore islame në Kosovë.
Bashkësia Islame e Kosovës është e interesuar të ruaj trashëgiminë islame në Kosovë dhe për këtë qëllim   Kuvendi i BIK në mbledhjen e parafundit  ka miratuar propozimin e Kryesisë për themelimin e Institutit për ruajtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë.
Prof. Dr. Casamonti falënderoi myftiu për pritjen  theksoi se Kosova ka një pasuri të trashëgimisë kulturore islame me çka duhet të mburret prandaj dhe jemi këtu për të shtrire  dorën e bashkëpunimit në fushën e restaurimit dhe konservimit të tyre.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga ministri i Haxhit dhe Umres së Arabisë Saudite, dr. Tevfik Rabiah

Prishtinë, më 11 janar 2025 Me ftesë të ministrit të Ministrisë së Haxhit dhe Umres së Ara…