Prishtinë, 29 prill 2013

Me ftesë të ministrisë së Vakëfeve dhe Çështjeve fetare në qeverinë e Dubait, Myfiu Tërnava po qëndron për  vizitë zyrtare në Dubai ku takoi  autoritetet më të larta të Ministrisë.
Myftiu Tërnava fillimisht  u prit nga këshilltari i ministrit të financave të Dubait, z. Mirza Saig, të cilin Myftiu e falënderoi për përkrahjen që ka dhënë qeveria e EBA për Kosovën  në mekanizmat ndërkombetar, e sidomos për njohjen e Kosovës si shtet të pavarur e sovran nga EBA.

Myftiu gjithashtu e njohu nikoqirin për zhvillimet në Kosove dhe për punën dhe angazhimet e BIK- ut. Gjatë takimit Myftiu e ftoi qeverinë e Dubait dhe Emirateve  për investime në Kosove të cilat do luanin rol në zhvillimin e vendit.
Nikoqiri pasi i dëshiroi mirëseardhje Myftiut e falënderoj për vizitën dhe theksoi se Ministri i Financave dhe njëherësh, zëvendës i Emirit të Dubait, Hamdan Bin Rashid Al Mektum është interesuar për zhvillimet e fundit në Kosovë. Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë e ofrimit të përkrahjes së Kosovës në përgjithësi e BIK -ut në veçanti. Të dy palët u dakorduan për nënshkrimin e protokollit të bashkëpunimi përmes  të cilit Fondacioni “Al -Maktum” do të ndihmon BIK- un në realizimin e disa projekteve.
Myftiu gjithashtu zhvilloi pati takime të rëndësishme në Ministrinë e Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare të qeverisë së Dubait, në Fondaconin ndërkombëtar “Dubai për Bamirësi” pastaj në Fondacionin “Muhamed bin Rashit Al-Maktum” që udhëhiqet nga Emiri i Dubait.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…