Prishtinë, 28 shkurt 2012
{jathumbnail}
Me ftesë të Ministrit për Çështjet Fetare të EBA, Dr. Hamed al Shejbani,  Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava po qëndron për vizitë në këtë vend, ku që në ditën e parë u prit me nderime të larta nga Ministri Dr. Hamed al Shejbani, me të cilin pati një bisedë të ngrohët e vëllazërore.
Në takim, Myftiu edhe njëherë falënderoi Qeverinë e Emirateve për ndihmën që i kanë ofruar Kosovës gjatë dhe pas luftës.

“Emiratet e Bashkuara Arabe, është shteti i parë arab, që njohu Kosovën shtet të pavarur dhe sovran dhe për këtë i gjithë populli ka konsideratë të veçantë për shtetin tuaj”- tha, ndër të tjerat Myftiu Tërnava.
Gjatë takimit dy palët u dakorduan që edhe më tej të thelojnë marrëdhëniet mes BIK dhe Ministrisë së Çështjeve Fetare të EBA. Për këtë qëllim u tha që në të ardhmen të shkëmbehen vizita si dhe të shfrytëzohen përvojat e dy vendeve në të mirë të të dy popujve.
Gjatë vizitës në Dubai, Myftiu Tërnava u takua me këshilltarin e guvernatorit të Dubait Muhamed Rashid el Maktoum, z. Ibrahim Abu Milha -i cili njëherësh është edhe kryetar i çmimit ndërkombëtar për Kuranin Fisnik që ndan Dubai. Me këtë rast Myftiu Tërnava u dekorua me këtë çmim.
Më 27.02.2012, Myftiu Tërnava u takua me Ministrin e Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe, Hamdan bin Rashid al Maktoum, i cili është edhe zëvendësguvernator i Dubait. Ministri i shprehu mirëseardhje Myftiut Tërnava dhe shprehu gatishmërinë e plotë të Emirateve Arabe që edhe me tutje të vazhdojnë të ndihmojnë Kosovën në fusha të ndryshme si në arsim shëndetësi e kulturë.
Pas takimit, Myftiu Tërnava bashkë me ministrin Hamdan bin Rashid al Maktoum morrën pjesë në inaugurimin e librit më të madh në botë kushtuar personalitetit më të ndritur dhe me më ndikim në botë, Muhamedit a.s., libër ky, i cili hyri edhe në rekordin e genisit si libri më i madh në botë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…