Prishtinë, 29 janar 2016
Gjetja e eksplozivit në ambientet e xhamisë së Drenasit, ditën e premte në kohën e namazit të xhumasë, kur prania e besimtarëve është më e madhe se çdo ditë  tjetër, paraqet një akt të papranueshëm dhe me elemente që qojnë në akte  terroriste e që për qëllim kanë futjen e frikës, ushtrimin e dhunës, terrorit e shkatërrimit.
Aktet të tilla nuk kanë të bëjnë asgjë me mësimet dhe predikimet e fesë islame dhe as me traditën e popullit tonë, ndaj kërkojmë nga të gjithë që të jenë të përgjegjshëm dhe më të vëmendshëm për të  garantuar jetën e qytetarëve të vendit, pronës së tyre dhe për të  ruajtur e garantuar veprimin dhe funksionimin e institucioneve publike e fetare.
Xhamitë janë vend për adhurim, falje e lutje ku besimtarët gjejnë prehje shpirtërore dhe si   të tilla duhet trajtuar në mënyrë meritore e jo për dhunë terror e frikë.
Dënojmë ashpër aktin në fjalë, dhe njëkohësisht kërkojmë nga organet  kompetente që sa më parë të zbulojnë autoret dhe motivet e  këtij aktit të shëmtuar dhe të tillët të vihen para drejtësitë.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës

  • Konkurs

    Datë: 22 nëntor 2023 Këshilli i Bashkësisë Islame në Viti shpallë: KONKURS Për plotësimin …
  • Konkurs

    Datë: 22 nëntor 2023 Këshilli i Bashkësisë Islame në Vushtrri shpallë: KONKURS Për plotësi…
  • Konkurs

    Datë: 18 tetor 2023 Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren shpallë: K O N K U R S Për plo…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Konkurs

Datë: 22 nëntor 2023 Këshilli i Bashkësisë Islame në Viti shpallë: KONKURS Për plotësimin …