Prishtinë, më 13 shkurt 2024
Drejtoria e Financave në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka mbajtur sot mbledhje me arkëtarët e këshillave dhe institucioneve të Bashkësisë Islame të Kosovës.


Drejtori i Financave në Kryesinë e BI-së, z. Tanseli Rogova, fillimisht falënderoi arkëtarët për punën dhe angazhimin e tyre, duke çmuar kështu kontributin që janë duke dhënë secili në vendin përkatës të tij. Ai tha se edhe më tej duhet të vazhdohet puna dhe kontributi ynë për përgjegjësinë që kemi marrë mbi vete.


Gjatë kësaj mbledhje, arkëtari i Kryesisë, z. Malësor Kelmendi, para arkëtarëve, mbajti një trajnim lidhur me programin financiar, ku shpalosi dhe shtjelloi ndryshimet që i janë bërë këtij programi.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…