Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, dr. Islam Hasani, së bashku me zyrtarin financiar, msc. Tanseli Rogova, gjatë ditës së sotme vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjilanit, në të cilën u pritën nga kryetari i këtij Këshilli, Naim ef. Aliu.
Kryetari Aliu i njohu përfaqësuesit e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, me punën, sfidat dhe mbarëvajtjen e jetës fetare në Gjilan, me theks të veçantë për çështjet financiare. Ai i njohu edhe me kontributin e besimtarëve gjatë muajit Ramazan, më konkretisht për dhënien e zekatit dhe të sadakatul-fitrit.
Drejtori Hasani falënderoi kryetarin Aliu dhe gjithë administratën dhe imamët për punët dhe angazhimet e tyre në të mirë të besimtarëve myslimanë.
Më pas, përfaqësuesit e Kryesisë së bashku me kryetarin Aliu, vizituan paralelen e Medresesë “Alauddin” në Gjilan, në të cilën u mirëpritën nga koordinatorja, znj. Merita Boroci. Këta uruan znj. Boroci për marrjen e detyrës si koordinatore, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe të suksesshme.
Znj. Boroci i njohu përfaqësuesit e Kryesisë me punët dhe sfidat me të cilat ballafaqohet kjo paralele. Ajo mori përkrahjen dhe mbështetjen e drejtorit Hasani për aktivitetet dhe angazhimet e Medresesë.
-
-
Hapet biblioteka e Xhamisë në Janjevë me librat e Mulla Irfan ef. Bikliqit
Prishtinë, më 30 shtator 2023 Në ambientet e Xhamisë në Janjevë edhe zyrtarisht u bë hapja… -
UNIFIKIMI I FJALËVE DHE RADHËVE NË KOHË KRIZASH
Me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. T…
Shfaq më shumë në Lajme