Në Stamboll, nga 26.11.2015 e deri më 28.11.2015 u mbajt konferenca e dhjetë për të rinj: “International Conference of Muslim Youth Cultural Coorperation (Konferenca Nërkombëtare për Bashkëpunimin Kulturor të të Rinjve Myslimanë), oraganizuar nga International Youth Forum (IYFO), ku morën pjesë rreth 100 organizata nga më shumë se 50 shtete të botës, si dhe organizata të ndryshme nga Turqia.
Temë diskutimi e kësaj konference ishte “Marrëveshja e Myslimanëve për Unionin Islam”. Në këtë konferencë u diskutua përmes paneleve të diskutimit, e qëllimi ishte gjetja e formës se si të arrihet një unitet sa më i fuqishëm ndërmjet myslimanëve dhe rinisë islame. Aty u diskutua për bashkëpunimin politik, shpërnguljen e myslimanëve, e me theks të veçantë rreth eksodit të ditëve të sodit dhe rreth shkeljeve të të drejtave të njeriut.
Departamenti i të Rinjve i Kryesisë së BIK-ut edhe këtë vit mori pjesë në këtë konferencë, ku u përfaqësua nga Abedin Sadriu, shoqëruar nga Gazmend Mehmeti-udhëheqës i Degës së Departamentit në KBI-Drenas, ndërsa në grupet punuese me temat: “Kush jeni ju?”, dhe; “Si mund të bashkëpunojmë së bashku?”, patën paraqitje dhe folën rreth Departamentit në kuadër BIK-ut, historikut, aktiviteteve dhe qëllimit që ka.
Në ditën e tretë të kësaj konference u bë edhe vizita në vendet historike të Stambollit: Muzeun Historik “Panarama-1455”, xhaminë “Sulltan Ejub”, si dhe hapësirën e Stambollit në miniaturë.