Aktivitetet nga Departamentit i Gruas i Bashkësisë Islame të Kosovës gjatë muajit të Ramazanit
Prizren:
30.06.2014 u mbajt program në Prizren, organizuar nga Departamenti i Gruas.
Fillimisht fjalen përshendetëse e mori udhëheqësja e DG-së Mr.Vaxhide Podvorica- Bunjaku,pastaj ligjëraten e mbajti teologe Kadrije Dragusha Ademi e cila foli për “Nefsin”, gjendjen shpirtërore e që lidhet ngusht me agjërimin.

Mandej programi artistik nga Grupi Vizionaret e Dritës me ilahit të ndryshme dhe recitimet nga Rejanë Kastrati.E veçant e këtij programi ishte se të gjitha pjesëmarrëset e që ishin të shumta në numer ishin të rregullta në Mukabele.
Prishtinë:
02.07.2014 u mbajt programi i radhës në xhamin e Bledit.Fillimisht programi u hap me disa nga ajetet kur`anore të interpretuara nga Riesa Haxha, pastaj fjalën përshendetëse e mori zyrtarja e DG-së Hanife Kastrati, mandej programi nga Vizionaret e Dritës dhe ligjërata nga teologe Fehime Gashi “Vlera e Ramazanit”
Kaçanik:
03.07.2014 në xhamin e madhe në Kaçanik u mbajt programi i radhës.Programi u hap me disa nga ajetet kur`anore pastaj ligjërata nga teologe Lumnije Shala e cila foli për “Mirësit e Ramazanit” mandej ilahit nga Vizionaret e Dritës.
Prishtinë:
04.07.2014 u mbajt ligjërat dhe program në xhamin Ebu Beker es-Siddik në Breg të Diellit.    Edhe këtu programi filloi me disa ajete kur`anore,pastaj ilahit nga grupi Vizionaret e Dritës,recitimet nga Rejanë Kastrati dhe ligjërata nga teologe: Bardha Kçiku e cila foli për “Dobitë shpirtërore të agjërimit”
Mitrovicë:
07.07.2014 në Mitrovicë në ambientin e xhamisë Isa Beg e që ishte madhështorë u majt programi i organizuar nga DG-ja, ilahit nga Vizionaret e Dritës pastaj ligjërata nga teologe Ardiana Alishani e cila foli për: “Agjërimin dhe ndikimi i tij tek njeriu”
Lipjanë:
 08.07.2014 në xhamin “Sherif Ahmeti” në Lipjanë u mbajt tribun për femra.
Tema:” Agjërimi dhe rëndësia e tij” e shtjelloi gjerësisht teologe Agime Sogojeva,pastaj programi nga DG-ja me poezi dhe ilahi të ndryshme nga grupi Vizionaret e Dritës.Të pranishmet u ndan mjaft të knaqura.

Prishtinë:
09.07.2014 tek  xhamia “ Kadërije” ligjëraten me temën;” Pendimi dhe kushtet e tij”e mbajti teologe Hyrije Mehmeti pastaj progami me kur`an,ilahi,poezi nga grupi Vizionaret e Dritës.
Prishtinë:
10.07.2014 në xhamin Jusuf Qelebi u mbajt programi i radhës.Ligjëruese ishte teologe Fitore Dervishi e cila foli për:” Ramazani dhe të parët tanë”.Pastaj u shfaq programi me pika të ndryshme si: kur`an,poezi dhe ilahit nga grupi Vizionaret e Dritës.
Prishtinë:
10.07.2014 në xhamin tek Fusha e Pajtimit u mbajt tribun për femra, Tema: “Këshilla në Islam” e shtjelluar nga Bardha Kçiku,pastja programi me kur`an,ilahi dhe poezi.
Prishtinë:
12.07.2014 në xhamin e Matiqanit u mbajt ligjërata me temën;”Rëndësia e adhurimit në islam” nga teologe Fehime Gashi,pastaj programi i pasur nga DG-ja me kur`an,poezi dhe ilahit e përzgjedhura  e të interpretuara në mënyr të shkëlqyer nga Vizionaret e Ditës.
Prishtinë:
12.07.2014 në xhamin e 4 llullat u mbajt ligjërata me temën;”Shfrytësimi  i ditëve të fundit të Ramazanit” nga teologe Ganimete Avdyli,pastaj programi i pasur nga DG-ja me kur`an,poezi dhe ilahit e përgatitura enkas nga  Vizionaret e Ditës.
Gjilan:
15.07.2014 në xhamin “Arbëria “ në Gjilan u mbajt programi i radhës, organizuar nga DG-ja. Ligjëruese ishte teologe Merita Borovci e cila foli për: “Ramazani dhe pendimi”,pastaj u shfaq programi me kur`an,poezi dhe ilahit e përzgjedhura për muajin e shenjt të Ramazanit me tekste të veçanta sa përloten të gjitha që ishin të pranishme,e që ishin mjaft shumë.
Prishtinë:
17.07.2014 në xhamin e Emshirit u organizua ligjërat dhe progam për femra nga DG-ja.
Tema e shtjelluar nga teologe Fitore Dervishi ishte:”Duaja dhe ndikimi i saj ”
Pastaj si në tubimet tjera edhe këtu u shfaq një program i pasur kulturor me pika të ndryshme.
Pejë.
17.07.2014 në Xhamin e Kuqe në Pejë u mbajt ligjërat dhe program për femra organizauar nga DG-ja.Teologe Sala Mehmeti foli për:”Ramazani ndryshimi i vetëvetës”,pastaj u shfaq programi i larmishëm në mënyr të shkëlqyer nga grupi Vizionaret e Dritë. Pas programit u shtrua iftar nga KBI e Pejës për ekipin realizues të programit.
Vushtrri:
19.07.2014 në xhamin  e Dëshmorëve në Vushtrri u organizua program dhe ligjërat për femra. Programi fillo me disa ajete kur`anore,pastaj ligjëruesja teologe Fitore Dervishi foli për:”Rëndësin e dhjetë ditëve të fundit”.Mandej grupi Vizionret e Dritës interpretoi disa ilahi në mënyr të shkëlqyer ku mallëngjyen pa mas publikun.
Prishtinë:
22.07.2014 n në xhamin e Matiqanit u mbajt programi i dytë për këtë muaj me kërkesë të xhematit që programi i pare të përsëritet sërisht, kësaj radhe ligjëraten e mbajti tologe Kadrije Dragusha Ademi e cila foli për” “10 ditët e fundit” dhe rëdësinë e këtyre ditëve.{gallery}dpgaktvt{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…