Shoqata Kulturore Gruaja në bashkëpunim me Myftininë e Shkodrës organizuan Program Kulturore të larmishëm “Karvani i Femrës Muslimane 2013”
ku pjesëmarrëse ishin përfaqësueset e grave nga Kosova , Maqedonia, Mali i Zi.
Programi u mbajt me datën 14.04.2013 në orën 11:00 në Sallën e Konferencave pranë Konviktit të djemve të Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” në Shkodër.
Departamenti i gruas i Bashkësisë Islame të Kosovës ishte pjesëmarrës në këtë eveniment, me përfaqësueset e saj.
Teologe Ajnure Topojani prezantoi temën
“FAMILJA MUSLIMANE THEMELI I SHOQRISË SË SHËNDOSH”
Gjatë shtjellimi të temës ndër tjerash theksoi se:Familja sipas islamit, është institucion hyjnor, origjina e së cilës rrjedh që me krijimin e njeriut të parë Ademin a.s. dhe ka për qëllim që njeriut ti mundësoj veprime normale.Pra duhet pasur kujdes, ngase familja është instanca më besnike e vazhdimësisë së racës njerëzore deri në ditën e fundit të kësaj jete. Kështu, me anë të kësaj mënyre sigurohet lindja dhe pasardhës, me çka krijohet familja, me të cilën fillon krijimi i raporteve familjare.Prej familjes pra fillojnë themelet e shëndosha ose jo të shëndosha të tërë ndërtesës së shoqërisë njerëzore. Jeta bashkëshortore është themel i familjes, kurse familja, themel i bashkësisë njerëzore.
Gjatë këtij takimi u shtjelluan edhe disa tema tjera nga përfaqësueset e Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, si dhe u shfaq një program i pasur kulturor.
Qëllimi i këtij organizimi ishte sensibilizimi i opinionit mbarëshqiptar për vlerat që përcjell femra muslimane në ndërtimin e së ardhmes.
Ky aktivitet kulturor gjithëpërfshirës synon ndërtimin e urave lidhëse në mes femrave muslimane të mbarë trojeve shqiptare,por edhe me gjerë.